E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia pranon kaosin me urbanet

Bashkia e Tiranes per here te pare ka pranuar dje kaosin ne lidhje me urbanet e kryeqytetit duke premtuar se situata do te permiresohet. Gjate prezantimit te Masterplanit te Transportit per nje Zhvillim te Qendrueshem terthorazi drejtoret e bashkise si edhe kryetari i saj pranuan se situata e deritanishme ka qene kaotike me probleme ne shpeshtesine e autobuseve gjendjen e tyre fizike dhe ne pergjithesi me cilesine e sherbimit duke deklaruar se kjo situate do te marre fund shume shpejt. Gjate prezantimit te ketij masterplani u paralajmerua hapja e dy linjave te reja Allias - Qender dhe Mihal Grameno. Bashkia premtoi se cdo autobus do te kete sistem kamerash dhe do te ngrihet nje qender per kontrollin e trafikut te urbaneve. Kjo do te sjelle uljen e vonesave te autobuseve urbane dhe uljen e abuzimit nga ana e nenkontraktoreve sipas bashkise. Per me teper bashkia premtoi riperteritjen e armates se autobuseve urbane me automjete te sapoblera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›