E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelena rrezikon perjashtimin nga liga

Turbullirat e shemtuara ne perfundimit te takimit Tepelena-Pogradeci, 1-1, ku u dhunuan gjyqtaret e ndeshjes dhe drejtuesit e futbollistet miq, kane sjelle reagimin e menjehershem te FSHF-se, e cila, me pare, me nje note proteste kunder fenomenit te turpshem, dhe me pas me nje vendim gjysme unanim, eshte gati te perjashtoje skuadren tepelenase, pergjegjese te rastit me te fundit te dhunes. Tifozet, madje edhe zyrtare te klubit, jane perfshire ne incident, ku policia eshte detyruar te gjuaje ne ajer per te shmangur turmat qe dhunonin sistematikisht arbitrit dhe skuadren e Pogradecit. Ende nuk eshte zyrtare, por duket se fati i Tepelenes eshte i percaktuar. Gjithsesi, do te jete mbledhja e Komisionit te Disiplines, dy dite me pas, qe do te zbardhe gjithcka, edhe pse shanset qe nje prej tifozerive me problematike te vendit t’ia hedhe paq kesaj radhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›