Porositesi i kokaines iku para mberritjes se droges
Burime nga prokuroria thane dje se shtetasi me iniciale D.B tashme i shpallur ne kerkim eshte larguar jashte vendit disa dite para kapjes se droges. Sipas verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS ka rezultuar se personi i shpallur tashme ne kerkim eshte larguar ne drejtim te nje prej vendeve fqinje me Shqiperine duke i shpetuar keshtu arrestimit per trafikimin e kokaines me vlere tregu rreth 500 mije euro. Shtetasi me iniciale D.B mesohet se eshte biznesmen ne fushen e import-eksportit dhe shitjes se mallrave ushqimore me shumice. Sipas hetimeve te autoriteteve shqiptare kontejneri i ngarkuar me oriz ne te cilin ishte fshehur droga ka mberritur ne portin e Durresit te shtunen me 30 tetor 2010. Porositesi i ngarkeses mesohet se kishte pajisur me nje prokure shtetasin tashme te arrestuar Eduart Pelushi per te kryer zhdoganimin e kontejnerit. Pas ketij veprimi ngarkesa eshte transportuar ne drejtim te Tiranes dhe eshte bllokuar ne zonen e Yzberishtit ku ishte vendosur kontejneri i nisur rreth nje muaj me pare nga qyteti Santa Cruz i Bolivise. Zbulimi i pranise se droges ne kontejner u be gjate skanimit te ngarkeses ne portin e Roterdamit ne La Valeta te Maltes. E gjithe procedura e ndjekur me pas ka qene nje dorezim i kontrolluar pasi levizja e kontejnerit drejt Shqiperise eshte lejuar nga autoritetet me qellim qe pas mberritjes se saj ne Shqiperi te arrestoheshin pritesit e saj. Ne Tirane gjate bllokimit te kokaines u arrestuan vetem dy persona Ergys Salku 23 vjec dhe Eduart Pelushi 37 vjec. Pas kapjes se droges dhe konstatimit te faktit se dy persona te tjere qe rezultonin te implikuar ne trafikimin e kokaines ishin zhdukur prokuroria beri shpalljen e tyre ne kerkim nderkombetar. Dy personat e arrestuar ne flagrance me kokainen e gjetur ne kontejner jane marre ne pyetje dje dhe nuk kane dhene shpjegime. Ata kane kerkuar te flasin vetem pasi te konsultohen me avokatet e tyre perkates. Prokuroria e Krimeve te Renda mesohet se do te kerkoje masen e sigurimit arrest me burg ndaj dy personave qe u arrestuan ne Tirane gjate aksionit qe u kodua me emrin Kontejneri Latin.
Trazhgim Sokolaj