E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë-Depo municionesh në Mezhgoran, shqetësohen banorët.

 
 
 
Tragjedia e Gërdecit ka alarmuar shtetasit shqiptarë që jetojnë pranë reparteve ushtarake dhe dhe depove ku ruhen armë. Fshati Mezhgoran i Tepelenës është një ndër zonat e vendit që ka afër një depo municionesh. Ndaj banorët shfaqen të shqetësuar sepse jashte telave me gjemba që rrethojnë repartin gjenden topat e ndryshkur dhe mbetje të tjera municionesh. Sipas Banorëve nëse sasia e municioneve që ndodhet brenda depove shpërthen mund të shkaktojë një valë shkatërruese me pasoja për disa qytete. Ata shtojnë se nuk ka vlerë që largimi i tyre të bëhet deri në vitin 2010 sepse të keqen e pranisë së tyre po e ndjejnë që tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›