Petriç: Bërçko është shembull për Mitrovicën
Ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petriç, i tha BBC-së se një ndarje që do të krijonte nje entitet me status special do të mund të ishte një zgjidhje kalimtare për veriun e Kosovës.
Ai tha se modeli i Bërçkos në Bosnjë e Hercegovinë do të mund të ishte i aplikueshëm edhe për qytetin e Mitrovicës, por shtoi se Kosova duhet të ruhet në kufijtë e saj aktualë.
Wolfgang Petriç, që ka shërbyer si ambasador i Austrisë në OKB në Gjenevë, ka mbështetur bisedimet e drejtpërdejta mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje politike për Kosovën, bazuar në kornizat e planit Ahtisaari.
Ai tha se duhet kërkuar një rol të modifikuar për policët serbë të SHPK-së, të cilët do të duhej të ishin nën mbikqyrjen e misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX.