E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli pezullon përkohësisht gjykimin për cështjen e 21 Janarit

TIRANË- Gjykata e Apelit pezullon gjykimin për cështjen e 21 Janarit, çështje që ka ngjallur akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe opozitës.

Caktohen 2 gjykatësit që do shqyrtoinë cështjen në Apel
Gjykata e Apelit hodhi sot shortin për caktimin e dy gjykatësve të rinj për të shqyrtuar dosjen e “21 Janarit” Ervin Metalla dhe Evjeni Sinoimeri do jetë dy gjyqtarët e rinj që do të ndjekin cështjen e 21 Janarit në Apel. Ervin Metalla dhe Evjeni Sinoimeri do zevendësojnë gjykatësit, Fatos Qato dhe  Agron Papajani.

Seanca e dytë, për shqyrtimin e cështjes në Gjykatën e Apelit, u zhvillua me dyer të mbyllura. Seanca e parë e mbajtur më 19 korrik nisi me dorëheqjen e gjyqtarit Agron Papajani shqyrtimi i dosjes së "21 Janarit" në gjykatën e Apelit ndaj dy gardistëve të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në 21 Janar të viti 2011.

Ndërkohë, pak ditë më votë u përjashtua gjykatësi Fatos Qato. Kërkesa për përjashtimin e Qatos u nga Genci Gjokutaj, avokati i të pandehuri Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj. Edhe pse nuk dihen argumentet e përdorura për përjashtim në kërkesën e tij, avokati Gjokutaj përdori si argument faktin se bashkëshortja e gjykatësit Qato, Mirela Qato është anëtare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit, ku në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u vrarë katër demonstrues.

Ndrea Prendi, ish-shef i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Agim Llupo, ish-gardist, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Të dy janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se fakti nuk provohet. Ndërkaq, për Margarit Kumen, shoferi personal i ish-kryegardistit Prendi, është tërhequr akuza. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet pa autor. 

lajmi vijon.....
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›