E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, dogji kullotat, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Tepelenës pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Tahir Llaka pasi , në vendin e quajtur "Vreshtas", në afërsi të fshatit Kalivaç të komunës Krahës të rrethit Tepelenë, i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj.
 

Si pasojë e erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqje të madhe duke djegur rreth 100 hektarë pyll e kullotë.
 

Gjithashtu si pasojë e erës së fortë zjarri ka përfshirë disa parcela të mbjella me ullinj, pronë e banorëve të fshatit Kamçisht të Komunës Qesort Tepelenë, ku nga zjarri janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj.
 

Zjarri ka rrezikuar edhe disa parcela të tjera me ullinj dhe i është afruar banesave dhe kopështeve të një lagjeje të fshatit Kalivaç, po falë ndërhyrjes së zjarrfikëses , të punonjësve të policisë Tepelenë dhe banorëve të fshatit, zjarri është vënë nën kontroll.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›