Tepelenë, gjendet trupi i 17-vjeçarit Kristo Gjoka

Gjendet trupi i pajetë i 17-vjeçarit i cili u mbyt të mërkurën në lumin Zagorie në Tepelenë. Trupi i 17-vjeçarit Kristo Gjoka u gjet nga banorët e zonës dhe nga policia në ujërat e lumit Vjosë pas katër ditësh kërkime intensive.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur 17-vjeçari, së bashku me Edmond Malaj 46 vjeç, në vendin e quajtur "Monike" në anën e lumit Zagorie kishin shkuar për të prerë dru.
Në kohën kur me një motosharrë kanë prerë një pemë për ta hedhur në lumë, me qëllim ndryshimin e rrjedhjes për të kaluar bagëtitë, 17-vjeçari Gjoka ka rrëshkitur bashkë me pemën nga ku rrjedha e lumit e ka marrë me vete. Ndërsa personi tjetër 46-vjeçari Malaj është plagosur në këmbë.