Fier, vritet me thikë kambisti, autori tenton vetëvrasjen
FIER- Një vrasje ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur reth orës 19:00 në qendër të qytetit.
Burime policore nga dëshmitë paraprake bëjnë me dije se kambisti 55-vjecar Etem Spahiu, është qëlluar me thikë nga një 25-vjecar, i cili pasi është futur në pikën e tij të këmbimit valutor, nën kërcënimin e thikës është përleshur dhe më pas ka goditur me 4 thika në trup 55-vjecarin .
Autori i krimit i identifikuar si Dilaver Agushaj, nga Roskoveci ka tentuar të largohet nga vendngjarja.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje, ndërkohë që ka mundur të neutralizojë dhe të rrethojë autorin pas godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, në kodër të lagjes ‘1 Maj’ ku kërcënonte se do të vetëvritej, duke mbajtur në fyt thikën me të cilën kishte kryer edhe vrasjen.
Për më shumë se 1 orë policia ka negociuar me autorin, ndërkohë që në negociata u përfshinë dhe 2 vëllezërit e tij. Për një cast autori është shpërqëndruar, moment që u shfrytezua nga një specialist i FNSH-së që ka neutralizuar 25-vjecarin nga Roskoveci .
Policia ka shoqëruar për në ambientet e saj edhe dy vëllezërit e autorit të ngjarjes, pas sulmit që i bënë një operatori lokal, duke i thyer kameren.
Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se 25-vjecari e ka kryer i vetëm vrasjen, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Viktima e sulmit të sotëm, pak muaj më parë i shpëtoi një sulmi të ngjashëm.
Asokohe ai u qëllua me thikë pas shpine, por mundi t’u mbijetojë plagëve. Ende nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ngjarja e sotme tronditi banorët e qytetit, të cilët e ndoqën nga afër skenën e kapjes së autorit të krimit.
(e.m/BalkanWeb)