Fier, vritet një kambist në qendër të qytetit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin pasditen e sotme, ku në qendër të qytetit është ekzekutuar kambisti 50-vjeçar, Etem Spahia në vendin e punës. Autori i krimit 33-vjeçari Babush Sadikaj, i cili ka tentuar të grabisë kambistin, ka debatuar ashpër me 50-vjeçarin dhe më pas e ka qëlluar atë me thikë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia e Fierit ka lokalizuar lagjen “1 Maj” dhe ka arrestuar autorin. Sipas policisë i dyshuari kryesor është 33-vjeçari Babush Sadikaj, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes personi i dytë. Policia ka arrestuar 33-vjeçarin, pas disa tentativave me të, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten.
Ndërkohë që kambisti Spahia, është tentuar të grabitet edhe 3 muaj më parë, në hyrje të pallatit ku banonte. Ka qenë një telefonatë që ka bërë viktima, që e ka shpëtuar atë nga vrasje, ndërsa sot ai ka gjetur vdekjen.
Në lidhje me ngjarjen e sotme, në polici është ushtruar edhe vëllai i autorit të vrasjes, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gazetarëve, të cilët po filmonin.