Ekstradohet nga Spanja, 40-vjecari i kërkuar për trafik
TIRANE- Një 40 vjeçar nga Kurbini, i shpallur në kërkim për trafik ilegal të qenieve njerëzore është ekstraduar nga Spanja për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Interpol Tirana ekstradoi dje nga Madridi, 40 vjeçarin Agim Sufa, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në dhjetor të vitit 2008 ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për "dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, për qëllim fitimi, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal".
Në maj të vitit 2010 u bë i mundur arrestimi i 40 vjeçari Sufa, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
(s.g/balkanweb)