E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, shpërthim ne zonen veriore te Mitrovices

MITRIOVICE- Policia e Kosovës informon se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një veture.Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Sami Mehmeti, tha për europa e lirë se aktualisht nuk ka informata nëse vetura i takonte Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ashtu siç kanë njoftuar mediat serbe. Incidenti i sotëm pason atë të një dite më parë, në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të qytetit, kur në oborrin e shtëpisë së një pronari shqiptar është hedhur një mjet shpërthyes.Zëdhënësi i policisë tha se në të dyja rastet nuk ka pasur të lënduar dhe nuk dihen as autorët e këtyre veprave.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›