Kriza siriane, OKB pritet të votojë rezolutën që dënon dhunën
Siri- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot një rezolutë që dënon Këshillin e Sigurimit për dështimin në ndaljen e dhunës në Siri.
Teksti nuk është ligjërisht detyrues por synon të rrisë presionin në Këshill për të ndërmarrë veprime.
‘Qëllimi është që të rritet presioni mbi qeverinë e Assad. Ne duam që sa më shumë njerëz ta mbështesin, kjo është arsyeja pse disa ndryshime janë bërë’- tha një diplomat arab.
Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet e OKB-së për të vendosur sanksione kundër Damaskut. Rezoluta e OKB-së kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë prej 193 anëtarësh të përgjithshëm për të kaluar. E hartuar nga Arabia Saudite, e cila haptazi mbështet rebelimin e armatosur kundër sundimit të Bashar Al-Assad, teksti dënon përdorimin nga qeveria sirane të artilerisë së rëndë dhe dështimin e saj për të tërhequr forcat nga zonat civile.
Votimi i sotëm pason dorëheqejn e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Annan, plani i të cilit dështoi për t’i dhënë fund gjakderdhjes në tokën siriane. Analistët thonë se vendimi i Zotit Annan ishte një njohja e qartë se procesi politik kishte dështuar. Sakaq aktivistët kanë raportuar vdekje në të gjithë vendin gjatë së enjtes duke përfshirë edhe Aleppon, ku forcat qeveritare po përpiqen të rimarrin kontrollin në zonat e konfiskuara nga rebelët.
Më shumë se 50 njerëz raportohet nga BBC se janë vrarë në Hama në jug të Aleppos. Së paku 10 njerëz janë raportuar të vrarë kur mortaja goditi një kamp palestinez refugjatësh në Yarmouk, në skajin jugor të kryeqytetit Damask. Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për këtë incident.
Aktivistët thonë se më shumë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën në Siri, kryesisht civilë të paarmatosur, kanë vdekur në 17 muaj trazirave.
Dorina Bilbili/IDEA/