Kelmendi nis të mendojë për Lojërat e radhës Olimpike
PRISHTINE- E dëshpëruar me rezultatin e arritur dhe pa medaljen e pritur në gjoks, xhudisjta Majlinda Kelmendi të enjten është kthyer në Kosovë. Dëshpërimi në fytyrën e saj vërehej edhe pesë ditë pas dështimit në Lojërat Olimpike. Edhe pse përvoja në "Londra 2012" nuk ishte ajo që ka pritur, Kelmendi është e vendosur për një gjë - të kërkojë suksese në garat e ardhshme, ndër të tjera edhe në Lojërat Olimpike, që pas katër vjetësh mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit.
"Nuk do të ndalem. Do të mendoj për garat e ardhshme. Do të fokusohem në kampionate evropiane e botërore ku nuk kam medalje. Jam e gatshme ta përfaqësoj Kosovën në Olimpiadën e ardhshme. Për Lojërat e ardhshme Olimpike do të jem 25-vjeçare dhe do të kam më shumë përvojë. Nuk do të bëj gabime të tilla dhe besoj se do të përfaqësohem denjësisht", ka thënë Kelmendi, pak pas arritjes në Kosovë, në konferencën e mbajtur në aeroportin "Adem Jashari". Kelmendi, trajneri i saj Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, në Aeroport janë pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi.
Kelmendi 21-vjeçare në Londër e përfaqësoi Shqipërinë, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e lejoi të garonte për Kosovën apo si sportiste e pavarur. Ajo u eliminua në luftën e dytë në kategorinë deri 52 kg. Kelmendi që garoi të dielën, në luftën e parë e mposhti bindshëm me "ippon" xhudisten nga Finlanda, Janna Sundberg. Luftën e dytë kundër xhudistes nga Mauritiusi, Christianne Legentil, e nisi mirë dhe udhëhoqi me një "waza-ari". Por një çast pakujdesie i kushtoi me humbje nga xhudistja e renditur në pozitën e 94-t në renditjen olimpike, ndërkohë që vet pejania në Londër udhëtoi si e pesta në renditjen olimpike. (m.a/kd/BalkanWeb)