E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni kritikon politikën e jashtme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka drejtuar akuza të rënda për bartësit e diplomacisë kosovare

Ai në një intervistë për “Epoka e Re”, e ka quajtur totalisht të dështuar diplomacinë e Kosovës e cila sipas tij, nuk është duke funksionuar.

Hyseni ka akuzuar MPJ-në se po manipulon opinionin sa i përket numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës. Përveç të tjerash, Hyseni ka thënë se bartësit e diplomacisë së Kosovës nuk po dinë të lobojnë në qendrat e fuqishme të lobimit.

Hyseni ka thënë se MPJ dhe ministri Enver Hoxhaj janë nxjerr totalisht nga loja, ndërsa ka kërkuar faktorizim të diplomacisë dhe politikës së jashtme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›