Ministri Hoxhaj i uron homologut francez Ditën e Bastijës

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar kolegut të tij francez, Loran Fabius, 14 korrikun, Ditën e Bastijës, që është Ditë Kombëtare franceze.
Në urim theksohet se kjo ditë, “shënon lindjen e vlerave të reja të njerëzimit, që e bënë Francën një shtet të rëndësishëm, duke respektuar dhe promovuar Lirinë, Barazinë dhe Vëllazërinë”.
Prej atëherë, vazhdon Hoxhaj në letrën e tij të urimit për zotin Fabius, shpirti i vlerave të reja ka inspiruar kombe dhe shtete gjatë shekujve për liri dhe barazi.
“Falë këtyre vlerave, Franca ka dhënë kontribut thelbësor në shtetësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet pos tjerash në urim.