Teqeja e Zallit, shkrumb e hi
Një luhatje rutinore e tensionit të rrjetit të energjisë elektrike ka shkaktuar një zjarr në mesnatën e kaluar në teqenë historike të Zallit në Gjirokastër, një monument i vërtetë kulture i ndërtuar në shekullin VIII dhe të njohur si Teqeja e Baba Rexhepit.
Zjarri ka dëmtuar 80 për qind të teqesë, sipas bilancit të deritanishëm. Në komunikimin me mediat lokale, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastër, Gentian Mullai, tha: "Zjarri që ra në mesnatën e djeshme rreth orës 00:10 sipas hetimeve paraprake të deritanishme të ekspertëve dyshohet se ai është shkaktuar nga luhatja e tensionit të lartë në rrjetin e brendshëm elektrik të godinës së Teqesë së Zallit".
Skuadrat e zjarrfikësve kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por për shkak të strukturave të brendshme prej druri të Teqesë së Zallit ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve duke e dëmtuar atë në pjesën më të madhe. Konkretisht, flakët përfshinë gjithë ndërtesën ballorë të kompleksit të godinave të kësaj teqeje, duke rrezikuar edhe pjesët anësore.
Teqeja e Zallit është një nga teqetë të më të njohura të besimit bektashian në Shqipëri, pasi në të ka shërbyer për një kohë të gjatë Baba Rexhepi, kleriku bektashian që ka themeluar në Deltroit të SHBA një nga teqetë më të Mëdha dhe më të famshme të besimit bektashian në Botë.