Policia, pagat e reja për çdo gradë
Nga agjenti tek Drejtuesi I, sa do të ndryshojnë rrogat pas 11 qershorit. Pritet vendimi i Financave
TIRANË- Reforma e gradave në Policinë e Shtetit pritet të sjellë edhe rritjen e pagave. Megjithatë, uniformat blu e cilësojnë një shtesë simbolike, atë që pritet të hyjë në fuqi në qershor, por që ende nuk është përcaktuar në buxhet nga Ministria e Financave. Burime nga policia thanë se policët bazë do të jenë më të privilegjuarit në ndryshimin e pagave. Policët bazë, megjithëse për nga vjetërsia e punës ua kalojnë edhe Drejtuesve, nuk do të përfitojnë gradë, por një rritje page rreth 10 për qind. Ndërsa oficerët e policisë do të përfitojnë rritje rroge, në varësi të gradës së tyre. Vendimi i mësipërm është miratuar në Këshillin e Ministrave në nëntor të vitit të kaluar, por ende nuk është vënë në zbatim. Ndërkohë, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë premtuar se kjo reformë do të marrë fund më 11 qershor.
Pagat e reja mujore
Rreth 109 000 lekë të reja do të jetë rroga e Drejtuesit të Parë, pas zbatimit të ligjit të ri për gradat. Nuk ka shumë ndryshim paga e Drejtuesit të Parë nga ajo e oficerit me gradë Drejtues, e cila pritet të jetë 102 000 lekë në muaj. Ndërsa 92 400 lekë të reja rrogë mujore pritet të ketë kryekomisari, ku rreth 3400 lekë të reja më pak është paga mujore e komisarit. Ndërkohë, nënkomisari do të paguhet me 65 900 lekë të reja e kështu me radhë. Sa për policët bazë, ata do të kenë rrogën nën 40 mijë lekë të reja në muaj. Kështu polici bazë me gradën kryeasistent do të paguhet me 36100 lekë në muaj, ku vetëm 1100 lekë më pak se ai do të paguhet asistenti i parë, ndërsa agjenti do të marrë në muaj 31350 lekë në muaj. Këto paga janë miratuar në nëntor të vitit të kaluar, por pritet dhë përgjigjia e Ministrisë së Financave që këto shuma të përfshihen në buxhetin vjetor të policisë së shtetit.
Pagat sipas gradave
Drejtuesi i parë është oficeri i policisë i cili do të ketë pagën më të lartë, që me ligjin e ri për gradat do të ketë dhe një rritje prej 10 për qind të rrogës. Burime nga policia thanë se pas miratimit nga Këshilli i Ministrave për ligjin e pagave të punonjësve të policisë, do të ndahet dhe buxheti vjetor i dikasterit blu për pagat në varësi të gradave. "Do të veçohen drejtuesit e parë, drejtuesit, të cilët janë të paktë në radhët e policisë së shtetit, më pas komisarët, kryekomisarët e me radhë dhe në vazhdim do të vendoset rroga për secilën kategori",- thanë për "Shekullin" burime nga policia. Të njëjtat burime shtuan se pavarësisht se cilën drejtori qarku a sektor drejtojnë oficerët të cilët kanë gradën e njëjtë, ata kanë të njëjtën pagë bazë, por do të ndryshojnë vetëm shpërblimet dhe vështirësitë në detyrë. Ndërkohë, mësohet se ekziston një fond i veçantë për shpërblimet dhe deri më tani ato u janë shpërndarë punonjësve të cilët kanë pasur eficensë në punë.
Një numër i madh oficerësh në Policinë e Shtetit pritet të rikthehen në komisariate, pasi nuk plotësojnë vjetërsinë
Gradat, ulje në detyrë për specialistët e policisë
TIRANË- Reformat dhe lëvizjet nuk kanë të sosur në Policinë e Shtetit. Ligji i ri për Gradat, i cili pritet të vihet në zbatim më 11 qershor e që synon ndarjen e funksioneve të oficerëve të policisë, duket se do të sjellë pakënaqësi për shumë specialistë. Këta të fundit duhet të zbresin shkallët e karrierës, pasi nuk përmbushin kriterin bazë, vjetërsinë e punës, për të qëndruar në funksionin që kanë aktualisht. Një pjesë e mirë e specialistëve të hetimit në drejtorinë e përgjithshme në Policinë e Shtetit do të largohen për t'u zhvendosur në komisariate a drejtori qarku, pasi nuk kanë vjetërsinë e punës mbi tetë vjet, për të fituar gradën e duhur për të mbajtur detyrën aktuale. Jo vetëm lëvizje, por burime nga policia thanë për "Shekullin' se pritet që ligji i ri për gradat të pasojë edhe me një reformë të lehtë. Rreth një vit pasi reforma nxori në rrugë 850 punonjës policie, të njëjtin fat mund të kenë edhe efektivë të tjerë muajin e ardhshëm, por kësaj here numri i të larguarve do të jetë më i vogël.
Synimi i ligjit për gradat
Ligji i ri për gradat do të zbresë në detyrë specialistët, të cilët nuk plotësojnë kriteret për të mbajturgradën që u korrespondon me detyrën. "Nëse shefi i një seksioni në drejtorinë e policisë së qarkut nuk ka vjetërsinë e punës prej tetë vitesh për të marrë gradën komisar, gjë e cila do të lejonte ende në detyrën që ka, atëherë ky oficer policie do të lëvizë duke u ulur në detyrë, ndërsa zëvendësohet nga një tjetër oficer i cili përmbush kriterin e vjetërsisë", -thanë për "Shekullin" burime nga policia. Ndërkohë që të njëjtat burime thanë se ligji i ri për gradat synon ndarjen e funksioneve të oficerëve të policisë. Nëse deri më tani, vartësi kishte të njëjtën gradë si shefi i tij, ligji ka për qëllim respektimin e hierarkisë. Shefat do të mbajnë një gradë më të lartë se vartësit e tyre, të cilët pa përjashtim do të kenë të njëjtën gradë.
Ndarja e gradave
Drejtoria e personelit në Policisë e Shtetit, e cila po merret me implementimin e gradave mësohet se po vazhdon punën për ndarjen e gradave, proces ky që duhet të përfundojë më 11 qershor të këtij viti. Burime nga policia thanë se kriteri kryesor që duhet të përmbushë një oficer policie është vjetërsia e punës me qëllim që të marrë gradën e cila do ta favorizonte atë të mbajë detyrën që ka. Duket se ligji i ri për gradat do të sjellë shumë pakënaqësi tek specialistë të cilët janë emëruar në detyra për të cilat duhet grada komisar, por që nuk kanë vjetërsinë e punës. Të gjithë ata do të zëvendësohen. Kështu që Policia e Shtetit do të përfshihet në një rrotacion emrash në qershor të këtij viti, një situatë jo shumë e ndryshme nga e njëjta periudhë vitin e kaluar ku 850 punonjës policie u thanë "lamtumirë armëve". Por ndryshe nga një vit më parë, në qershor dikasteri blu nuk do të ketë policë më pak por një numër të konsiderueshëm lëvizjesh. Ndërkohë që specialistët të cilët po merren me zbatimin e ligjit të ri për gradat kanë bërë të qartë se si duhet t'iu vendosin "yjet mbi supe" oficerëve të policisë. Kështu nëse më parë në policinë e shtetit kishte vetëm një Drejtues të Parë, i cili ishte drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, tashmë do të shtohen edhe kryekomisarët aktualë me këtë gradë. Ndërkohë që për të qenë drejtues i parë duhet të kesh të pakëtn 14 vite punë, ndërsa drejtues 12 vite, kryekomisar 8 vite, komisar 6 vite e nënkomisar 4 vjet.
Gjendet zgjidhja për drejtuesit e policisë, që nuk plotësojnë kriteret
Konkursi, "rrengu" për të mbajtur gradën e lartë
Të gjithë oficerët e policisë do të marrin gradat që u takojnë, në bazë të vjetërsisë së punës dhe funksionit aktual që kanë. Por nëse një oficer, i cili për nga vitet e punës dhe detyra merr një gradë të caktuar dhe pretendon një gradë më të lartë, atëherë ai mund ta fitojë atë vetëm me anë të një konkursi. Burime nga policia thanë se do të bëhen konkurse për gradat dhe nëse oficerët e policisë fitojnë konkursin, automatikisht marrin gradë më të lartë. Kjo duket si një zgjidhje surprizë, për të gjithë ata punonjës policie të emëruar në detyrë gjatë viteve të fundit, pa plotësuar kriteret. Me anën e kësaj klauzole, drejtuesve aktualë të Policisë së Shtetit nuk do t'iu duhet të lënë forcërisht postet drejtuese, pasi mund t'i fitojnë lehtësisht ato. Ndërkohë, i njëjti proces do të ndiqet edhe për studentët e Akademisë. Pasi të kenë mbaruar gjashtë muaj kurs në terren e teori, atëherë do të kryejnë punë të detyruar në Patrullën e Përgjithshme për dy vjet e gjashtë muaj. Më pas, çdo drejtori qarku ka në varësinë e saj një sektor trajnimi ku mund të trajnohen këta policë. Në vazhdim, të trajnuarit mund t'i nënshtrohen konkursit që zhvillohet në Akademinë e Policisë për t'u bërë oficerë dhe më vonë ata mund të konkurrojnë sërish, për të marrë grada të larta, duke mos qenë të detyruar të presin vitet e nevojshme për t'u ngritur në gradë. K.K
TENDERI
Pas gradave, policët me uniformë të re
Pas zbatimit të ligjit të ri për gradat, policia e shtetit pritet të ndryshojë edhe uniformën e saj. Burime nga policia thanë se tashmë pritet çelja e fondit për uniformat e reja, pasi modeli është përcaktuar me kohë. Burimet policore nuk bëjnë të ditura detajet e uniformës, por tregojnë se do të jetë disi ndryshe nga uniforma aktuale e policisë. Çdo oficer policie do të mbajë uniformën në bazë të gradës që ka. Në uniformë do të jetë edhe simboli i cili do të përcaktojë gradën që mban oficeri i policisë. "Komisarët do të kenë një simbol ndryshe në uniformë, nga ajo çka mbajnë oficerët që kanë këtë gradë aktualisht. Në uniformën e re do të jenë simbolet e caktuara sipas gradave", -thanë burime nga policia. Tashmë është e qartë se pas 11 qershorit, Policia e Shtetit do të ndryshojë jo vetëm përmbajtjen, por edhe formën. Ende nuk ka të dhëna për kohën se kur do të zhvillohet tenderi për uniformat e reja të policisë, por projekti i mësipërm mendohet të vihet në zbatim brenda këtij viti.
Roli
Grada
Paga baze për grade
Shtesa për natyre te veçante pune dhe shërbimi
Ne
Funks
L.K.Krimit.
Organizuar Nj.Operat.
st.Operu.
ne.D.Force
Ne
Funks. F.Posaç.
dhe O.P.Gjyq.
prane Prok. Për krimet
e Renda
Ne
Funks
L.K.A.T.
K.H Gj.
tek.Vezhg.
Of..Pol.
Gjyq.K.
Kerk..
P.shk.
Ne
Funks
R.S.Publike Pol.rendit.
Pol.rrugor
q.E.S. Oper. R.S.Objek
Ne
funksione ndalim paraburgimi
Ne
Funksione kufitare migracioni
Ne
Funksione operuese F.speciale (Kom reparti, ZV/kom reparti, shef shtabi)
Ne
Funksione operuese F.N.shpejt (Kom reparti, N/rep. ZV/kom reparti, shef shtabi)
Drejt. Zv/drejt Pol.qark. ut.shef komis. sj hef rajoni.kom r.S.B.C.
Ne
Funk te sherbi mbështetëse
Dhe admin ne P.Sh. Shifrën dhe I.Pergj ne Min e
Brendshme
Ne
Funksion te Drejtorisë se Sh.K.B.
Drejt. Drejt I-re ne funksion Zv/drejt i Pergjith.
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
Baze
Agjent
31350
6500
6500
5500
6500
5500
30000
7000
2000
6500
Agjent i I-re
32400
6500
6500
5500
6500
5500
35000
7000
2000
6500
Asistent
33600
6500
6500
5500
6500
5500
42000
8000
2000
6500
Asistent i I-re
35000
6500
6500
5500
6500
5500
44000
8000
2000
6500
Kryeasistent
36100
6500
6500
5500
5500
44000
8000
2000
6500
I mesëm
Neninspektor
46000
6500
18500
6500
5500
5500
38000
6000
2000
6500
Inspektor
48300
6500
19500
6500
5500
5500
38000
6000
6000
2000
6500
Kryeinspektor
54250
6500
22000
6500
5500
5500
38000
6000
6000
2000
6500
I larte
Nenkomisar
65900
6500
27000
6500
5500
5500
31000
6000
6000
2000
6500
Komisar
80900
6500
33500
6500
5500
5500
31000
6000
6000
2000
6500
Kryekomisar
92400
6500
6500
5500
5500
31000
6000
6000
2000
6500
Madhor
Drejtues
102000
10000
10000
10000
10000
10000
10000
10000
10000
10000
20000
Drejtues i I-re
109500
20000
Grada Ekuivalente
GRADA
FUNKSIONET
Drejtues i Parë
Drejtor i Përgjithshëm
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Drejtues
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë. (drejtor departamenti)
Kryekomisar
Komisar
Drejtues i Parë
Drejtor në DPPSh, drejtor i DPQ, drejtor i AP, Drejtor i IPSh, Shef i Zyrës Ndihmëse, Drejtor i Qendrës së Përpunimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave.
Nënkomisar
Drejtues
Shef sektori e shef zyre në DPPSh, shef sektori në IPSh, shef sektori ne AP, zëvendësdrejtor në DPQ, drejtor i DRK&M, shef i Zyrës Interpol Tiranë, shef i Qendrës Antitrafik, specialist në Seksionin e Menaxhimit të nivelit të mesën e larte drejtues në AP si dhe specialist, asistent (sekretariati) pranë Zv / drejt për Hetimin e Krimit.
Kryeinspektor
Kryekomisar
Specialist në DPPSh, Komandant i RSBC, specialist në IPSh, specialist në Qendrën Antitrafik, shef sektori në DPQ, shef sektori në DRK&M, shef Komisariati Policie, shefi komisariati K&M, shef seksioni në AP, komandant në repartet speciale dhe ndërhyrjes shpejtë, komandant i Grupit të Helikopterëve, shef i IPQP, specialist në seksionin e Menaxhimit nivelit të parë drejtues në AP, shef i strukturës autonome pranë DPPSh.
Inspektor
Komisar
Shef seksioni në DPQ, shef seksioni në DRK&M, shef seksioni në DPQ, shef seksioni në DRK&M, shef seksioni në komisariate Policie, shef seksioni në komisariatet K&M, shef stacioni i K&M, shef seksioni në strukturat autonome në varësi të DPPSh, zëvendëskomandant në repartet speciale dhe ndërhyrjes shpejtë, shef shtabi në repartet speciale dhe ndërhyrjen e shpejtë, shef i Njësisë Antieksplozivave, shef i Njësisë së Negociatorëve, shef i Fluturimeve, komandant Ekuipazhi, pilot, inxhinier e teknik AS-350, teknik bordi fluturues mi-8, teknik mi-8, specialist në AP, shef seksioni në IPQP, shef seksioni në strukturat autonome pranë DPPSh.
Nëninspektor
Nënkomisarë
Specialist në DPQ, specialist në DRK&M, shef Stacioni Policie, specialist në Komisariate e stacione Policie, specialist në komisariate e stacione Policie të K&M, specialist ne strukturat autonome në varësi të DPPSh, komandant grupi në repartet speciale dhe ndërhyrjes së shpejtë, komandant grupi në RSBC, specialist në IPQP, specialist në strukturat autonome pranë DPPSh, përgjegjës turni në stacionet e Policisë K&M.
Kryeasistent
Asistent i Parë
Asistent
Kryeinspektor
Ndihmës specialist në strukturat e hetimit të krimeve, të policisë shkencore, të policisë së rendit, të sallave operative të drejtimit dhe koordinimit, ndihmës specialist (kontroll or) në Policinë K&M, në forcat speciale, përgjegjës grupi, komandant skuadre.
Agjent i Parë
Agjent
Inspektor
Funksione të nivelit zbatues në strukturat administrative mbështetëse, trupë shërbimi në gjitha strukturat e policisë (përjashtuar trupat në repartet speciale), në patrullat e përgjithshme të policisë, trupë shërbimi në forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Nënispektor
Punonjës policie në periudhën 2-vjeçare të provës.