Tereza kundër ardhjes së Cecës në Zagreb
Këngëtarja Tereza Kesovija, e cila kohë më parë kremtoi 50-vjetorin e saj në skenë, dhe e cila në ceremoninë e organizuar për këtë përvjetor ftoi edhe këngëtaren e re kosovare, Linda Halimin, deklaroi se është absolutisht kundër mbajtjes së koncertit të paralajmëruar të turbo-folk këngëtares serbe, Svetlana Raznatovic-Ceca në stadiumin Maksimir, në Zagreb.
“Nuk e përkrahë këtë gjë në asnjë mënyrë! Ky është një idiotizëm! Si mund të përkrahet ardhja e dikujt që ishte në lidhjen më të afërt të mundur me atë që shumë nëna dhe baballarë i veshi në të zeza”, tha Tereza Kesovija për portalin kroat ‘InMagazin’.
Kesovija konsideron se ka shumë njerëz që ende nuk ia kanë falë mbajtjen e koncerteve në Serbi, andaj edhe koncerti i saj i paradokohshëm në Dubrovnik nuk ishte shumë i vizituar. Ajo nënvizoi se është e bindur që, pikërisht ata që ia shohin për të madhe vizitën në Serbi, mbase do të jenë në radhët e para të koncertit potencial të Ceca’s në Zagreb.