E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 orë me Shopenin

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 11:45

Pianisti i famshëm japonez, Yukio Yokoyama, i cili në maj 2010, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit Frederick Shopen, arriti rekordin e Guinness’it "për numrin më të madh të pjesëve të luajtura nga një solo artist në 24 orë", kur interpretoi 166 kompozime të kompozitorit të famshëm për 16 orë, njoftoi se synon të thyejë rekordin duke luajtur 212 kompozime për piano të Shopenit në një koncert 18 orësh në Tokio.

Yokoyama iu tha gazetarëve se përparësi ka vetëm thyerja e rekordit që mban, por edhe "të kuptojë më mirë Shopenin dhe ta bëjë atë të njihet më mirë nga njerëzit".

212 kompozimet e Shopenit Yokoyama do t’i luaj në Operën e Tokios, më 3 maj 2011. Koncerti do të fillojë nga ora 8 e mëngjesit dhe do të zgjas deri në orën 2 të mëngjesit tjetër - me disa dhjetëra pushime të shkurtra.

Koncerti do të jetë i hapur për publikun dhe do të transmetohet nga një radiostacion i Tokios.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›