‘Fjalimi i Mbretit’ triumfon në SAG Awards
Në Los Angeles është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për aktorët e filmave kinematografikë dhe për ata të komedive televizive, që njihet si SAG Awards.
Los Angeles,/Prishtinë, 1 shkurt - Grupi i aktorëve që interpretuan në filmin britanik me temë historike ‘Fjalimi i Mbretit’ (The King’s Speech) fitoi çmimin e parë si grup.
Aktori që interpreton rolin e mbretin George VI, Colin Firth u nderua me çmimin e aktorit më të mirë.
Çmimet e SAG Awards në fakt fokusohen në interpretimin individual të aktorëve dhe në atë grupor në filmat artistikë, por edhe në dramat televizive dhe në seritë komike.
Marrja e çmimit në zhanrin e filmave artistikë konsiderohet njëlloj paralajmëruesi i çmimit prestigjioz Oscar, që jepet nga Akademia Amerikane e Arteve dhe Kinematografisë.
Në Los Angeles me çmimin e aktores më të mirë u nderua aktorja Natalie Portman, për interpretimin e rolit të balerinës në filmin ‘Black Swan’.