E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, pazar me aleatet, mbi 5 mije votat per te hyre ne qeveri

Partite e koalicionit te majte, duhet te marrin mbi pese mije vota ne qark per t’u bere pjese e qeverisjes ne rast te fitores se opozites, ne zgjidhjet e 23 qershorit. Ndersa per tu bere pjese e qeverisjes ne nivel qarku, partite duhet te marrin mbi 500 vota. Keto jane disa nga pikat e platformes qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka paraqitur dje para aleateve te koalicionit. Vendosja e limitit te votave, mund te cilesohet si nje prag i ri elektorale per partite e ashtuquajtura te “vogla”. Ndersa kjo ndarje e votave ka percaktuar dhe menyren se si PS-ja e mendon qeverine e ardhshme. Ne baze te rezultateve te vitit 2009, mbi 5 mije vota kane marre, PSD, e Skender Gjinushi, PDS e Paskal Milos, PSV ’91 e Petro Kocit dhe G 99 qe drejtohej nga Erjon Velija. Ndersa per pjesemarrjen ne vendimmarrjen lokale, nje force politike e koalicionit duhet te marre nga 500 deri 5000 vota ne qark, gje qe do te thote se perfaqesuesit e saj do te jene vendimmarrja ne qark, prefekture, bashki dhe komuna. “Shifra minimale per te vleresuar bashkepunimin ne nivel qarku per cdo parti politike pas zgjedhjeve do te jete nga 500 vota deri ne 1000 vota”, u shpreh dje Milo . Edhe pse ne takim nuk eshte folur ne terma konkrete, marrja e me shume se 5 mije vota do te perkthehet si pjesemarrje ne qeveri dhe administraten qendrore. Ne takimin e zhvilluar dje me kreun e PS-se moren pjese rreth 31 kreret e partive qe i jane bashkuar koalicionit te Partise Socialiste. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo , e cilesoi si te suksesshem platformen qe paraqiti dje kryesocialisti Rama per aleatet. “Kreu i PS ka paraqitur para kolegeve, te koalicionit opozitar nje projekt platforme per bashkepunimin elektoral dhe post-zgjedhor. Ishte projekt i redaktuar mire dhe ishin reflektuar mire te gjitha mendimet e partive opozitare, mbi bazen e te cilit ne do shkojme ne zgjedhjet e ardhshme. Pas disa ditesh, pasi te reflektohen dhe disa mendime qe u shfaqen sot, ne do shkojme drejt nenshkrimit te kesaj platforme qe do udheheqe koalicioni opozitar ne keto zgjedhje”, u shpreh dje Milo pas takimit per mediat. Ai tha se ne takim nuk eshte folur per hyrjet e reja ne koalicionin e Partise Socialiste. Ndersa shtoi se bashkepunimi me Levizjen Socialiste per Integrim, nuk eshte permendur ne takim. “Nuk pati asnje permendje te LSI-se dhe te asnje partie tjeter politike jashte koalicionit tone. Gjithcka u diskutua, ka qene thjesht menyra e ndertimit te koalicionit tone. Koalicion eshte me 31 parti politike dhe po zgjerohet, po forcohet dhe qe sot mund te them qe eshte koalicioni i fitores ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha kreu i PDS-se, Milo. Pritet qe gjate javeve te ardhshme, te behen dhe marreveshjet perkatese mes Partise Socialiste dhe aleateve te saj. Nderkohe, qe ende nuk eshte saktesuar se cfare do te behet me variantin per kandidimin e krereve te partive aleate, ne listen e partive politike. “Pasi te nenshkruhet kjo marreveshje bashkepunimi para dhe pas zgjedhore, do kete nje etape tjeter qe eshte nenshkrimi i marreveshjes mes cdo partie te koalicionit dhe PS, ku do percaktohet roli i cdo partie dhe pjesemarrja ne qeverisjen e ardhshme”, u shpreh Milo. Ne takimin qe ka zgjatur per rreth nje ore, kryetari i Partise Socialiste ka kerkuar nga aleatet konspektimin e platformes dhe paraqitjen e objeksioneve gjate diteve ne vijim.

Marreveshja

Mbi 500 vota ne qark, bashkepunim me PS ne nivel qarku

Mbi 5000 vota ne nivel kombetare pjesemarrje ne qeveri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›