E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja e enciklopedisë, Thaçi: Të largohet qeveria

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se tërheqja e enciklopedisë është vetëm një mashtrim politik i radhës nga qeveria e Maqedonisë. "Nëpërmjet kësaj enciklopedie vërtetohen bindjet e ngulitura antishqiptare dhe nëpërmjet tërheqjes së enciklopedisë nuk mund të eliminohen këto bindje, sepse ato janë të ngulitura thellë në mendjen e qeverisë", tha Thaçi i cili shtoi se veprimi i duhur do të ishte dorëheqja e qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme". Reagimi i Thaçit pasoi vendimin e Skademisë së Shkencave në Maqedoni, për ta terheëqur plotësisht nga tregu këtë botim. Akademia e Shkencave dhe e Arteve në këtë vend, ka bërë të ditur se pas tërheqjes do të bëhen korrigjimet e nevojshme në pjesët që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmetin, Nënë Terezën, UÇK-në dhe luftën në Maqedoni. Kryesia e saj vlerëson se Akademia si institucion i lartë shkencor në Maqedoni në asnjë moment nuk ka qenë antishqiptare dhe as që ka paragjykuar ksenofobi në raport me bashkësitë etnike në Maqedoni. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve i hedh poshtë përpjekjet e pashembullta për delegjitimimin e saj si institucion i lartë shkencor dhe shpreh keqardhjen për formulimet jo përkatëse që disa autorë të teksteve kanë shprehur ndaj ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Vendimi erdhi pas protestave të shumta të shqiptarëve në këtë vend, por eshte të partive politike pa dallim. Gjithashtu, Enciklopedia u kundërshtua ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bullgaria, Greqia dhe sigurisht edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›