E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo dëshmi për bandën e Durrësit

Prokuroria e Përgjithshme ndalon publikimin e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë së bandës së Durrësit dhe të gjitha fakteve të tjera të cilat dëmtojnë procesin gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në njoftimin për shtyp të organit të akuzës thuhet se "ftojmë të gjitha mediat e shkruara apo vizive të mos bëjnë publikime të mëtejshme të dëshmive të të pandehurve Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Adriatik Coli,pasi dëmtohet shqyrtimi gjyqësor.
Gjithçka ka ardhur si pasojë e publikimit në median e shkruar të dëshmisë së Adriatik Colit. Ndërkohë që Gjykata për Krimet e Rënda në mars të 2008 ka urdhëruar ndalimin e menjëhërshëm të publikimit të mëtëjshëm te akteve të hetimeve paraprake të çështjes penale Nr.33 akti, në ngarkim të të pandehurve të bandës së Durrësit ku janë 17 të pandehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›