Tërhiqen ujërat e Renit, dalin në shesh bomba nga LDB

Disa qytetarë të ndërgjegjshëm kanë lajmëruar forcat policore për gjetjen e një bombe plasëse në afërsi të Kolnit, teksa shëtisnin buzë lumit Ren, ndërsa në Koblenz kanë gjetur dy fuqi me lëndë kimike të përdorura për të krijuar një lloj mjegulle dhe një bombë të madhe.
Sipas një lajmi të “Der Spiegel” u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë nëse shohin ndonjë lëndë dyshuese në ujë ndërkohë që janë bërë ndërhyrjet e nevojshme për të nxjerrë shpërthyesit dhe bombat e gjetura vetëm 40 cm nën ujë.
Fuqi të mbushura me acid
Në fuqitë e gjendura në Koblenz është gjendur acid klorursulfurik i cili ka veti djegëse nëse bie në kontakt me lëkurën apo syrin. Fuqitë dhe bomba e gjetur në Koblenz janë shkatërruar nga autoritetet vendase. Pasi të bëhet dhe një analize nga ana e ekspertëve qytetarët do të vendosin nëse duhet ta shpërthejnë apo ç’aktivizojnë bombën.
Lumi Ren është në nivelin më të ulët të kohërave. Niveli maksimal i ujit është 1,17 m. Anijet që lundrojnë në të lehtësohen dhe heqin një pjesë të madhe të peshës për të mos prekur tokën. Mendohet se niveli i ujit do të vazhdojë të bjerë nëse dimri nuk do të ketë reshje./Start/A. Kokiçi/
2011-11-24 10:51