E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet ndihmë nga BERZH për terminalin e autobusëve

Gjatë takimit, Peterschmitt u ndal në financimin e 9 projekteve, me vlerë 95 milionë euro në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Njëkohësisht, ai theksoi se BERZH po punon për një paketë të re investimesh për vitin 2012, me një vlerë prej 80 milionë euro, në fushën e energjisë, të infrastrukturës nacionale dhe atë rurale, në sigurinë e digave,  si dhe mbështetjen për projekte të Bashkisë së Tiranës.

Nga ana e tij, Berisha kujtoi mbështetjen financiare të projekteve në infrastrukturë e energji, si projektin e by-pass-it Fier – Vlorë, projektet infrastrukturore për zonat rurale, etj. Ai vlerësoi kontributin e veçantë të BERZH në sektorin e energjisë. Kryeministri Berisha shprehu nevojën dhe besimin për vazhdimin e financimit të projekteve nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe në të ardhmen, veçanërisht për mbështetjen e Bashkisë së Tiranës në projektet e saj për Terminalin e Autobusëve, për Terminalin e Trenit, si dhe për projekte të tjera.

Kryeministri vlerësoi se mbështetja e BERZH është shumë e rëndësishme për zgjerimin e kreditimit të sektorit privat në Shqipëri./Start/

                                                                                             2011-11-24 10:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›