E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet Berisha: Të rishikohet brenda shtatorit paketa e PS

Socialistët në Komisionin e Ligjeve ndoqën taktikën e një jave më parë të demokratëve duke kërkuar dy javë kohë për ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë. Kjo situatë ka vënë në vështirës mazhorancën që ka thirrur me urgjencë që të anulohet afati dy javor që u la për paketën e PS-së. Berisha në mbledhjen e Grupit u pa i kapur në befasi nga taktika e opozitës dhe urdhëroi që të rishitet afati për paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga selia rozë. Pas takimit të Berishës me grupin parlament doli informacioni se ditën e sotme do të mblidhet Këshillit i Legjislacionit. Gjithashtu tërheqja e kryeministrit vjen edhe pas deklaratave të Brukselit si dhe të Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Filip Riker, se brenda këtij muaji parlamenti duhet të miratojë kufizimin e imunitetit, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare për të rritur shanset për marrjen në vjeshtë të statusit të vendit kandidat nga ana e Brukselit.

Këshilli i Legjislacionit

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e sotme për shqyrtimin e iniciativës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bazuar në Rregulloren e Kuvendit thërret Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për tu mbledhur të  e martën ora 10:30 në seancën e dytë të shqyrtimit të iniciativës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese dhe të  mërkurën ora 09:30, seancë dëgjimore me grupet e interesit, thuhet në deklaratën për shtyp të Kuvendit.
Thirrja e Berishës

Më herët, kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit demokrat, duke u ndaluar tek deklaratat e kreut socialist dhe deputetëve të majtë, se vota e opozitës për imunitetin do të jetë pro, menjëherë sapo Parlamenti të përfundojë edhe diskutimin e paketës së opozitës, kërkoi përshpejtimin e procedurave që ky ligj të votohet gjatë muajit shtator.
Meqenëse shtatori është një afat kritik për vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë,  unë do ju lutesha që të bëjmë gjithçka për të afruar në përputhje me rregullat datën e votimit në parlament të heqjes së imunitetit, natyrisht dhe të ligjeve të propozuara nga Partia Socialiste, për të cilat ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe besojmë se jemi në qëndrim parimor të drejtë, është shprehur në fjalën e tij kryeministri Berisha.

Berisha-opozitës: Të votojmë imunitetin, brenda shtatorit

Kryeministri Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kërkoi votimin e imunitetit në muajin shtator, pasi nënvizoi se ky muaj është një afat kritik për vlerësim e arritjes së Shqipërisë. Ai i bëri thirrje Partisë Socialiste për të vendosur datën e të afrohet votimi në Parlament i heqjes së imunitetit, për ti dërguar një mesazh të qartë partnerëve ndërkombëtarë, në prag të përgjigjes që Komisioni Europian, do i japë Shqipërisë për statusin. Unë e mirëpres vendimin e PS dhe ajo që unë do ju ftoja ju, të fillojnë dëgjimet. Nuk kam asnjë kundërshtim. Kemi shprehur qëndrimin tonë që të bëjmë gjithçka për të afruar, në përputhje me rregullat datën e votimit në parlament të heqjes së imunitetit natyrisht dhe të ligjeve të propozuara nga PS, për të cilat ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe besoj se jemi në qëndrim parimor të drejtë, nënvizoi kryeministri. Për kreun e qeverisë në rast se ky proces do të mund të kompletohej brenda afatit kohor, ky do të ishte lajmi më i mirë që vendi ynë, mund t’u dërgonte partnerëve ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›