Tërhiqet Morsi, anulon dekretin kundërthënës

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi ka shfuqizuar dekretin, që i jepte kompetenca gjithëpërfshirëse dhe e vendoste mbi ligjin.
Zëdhënësi i tij, megjithatë, tha se Morsi nuk do ta shtyjë referendumin mbi një projekt-kushtetutë të diskutueshme.
Opozita në Egjipt ka kërkuar nga Morsi që ta anulojë dekretin dhe ta shtyejë referendumin për kushtetutën, e cila u miratua nxitimthi nga parlamenti i dominuar nga islamikët.
Njoftimi i bërë nga Morsi pasoi “dialogun kombëtar”, të propozuar nga Morsi për tejkalimin e krizës politike në Egjipt.
Megjithatë, bisedimet e së shtunës u bojkotuan nga partitë e mëdha opozitare.
Dekreti i 22 nëntorit i Morsit bënte që vendimet e tij të mos apeloheshin nga gjykatat, duke shkaktuar kështu protesta kombëtare, disa prej tyre të përgjakshme.
Referendumi mbi kushtetutën pritet të mbahet më 15 dhjetor./Indeksonline/