Tërhiqet PD, shtyhet SHKB

Opozita u largua mbrëmë nga seanca plenare e Kuvendit duke refuzuar njëkohësisht të bëhej palë e miratimit të një ligji problematik për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm.
Opozita u largua mbrëmë nga seanca plenare e Kuvendit duke refuzuar njëkohësisht të bëhej palë e miratimit të një ligji problematik për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Opozita u mbështet nga deputetë të shumicës qeverisëse të kryeministrit Sali Berisha, e cila hartoi ligjin që i jep më shumë fuqi kësaj strukture. Deputeti i pavarur, që shkon në të njejtën linjë me PBDNJ-në, Spiro Peçi argumentoi me qartësi se ligji cenonte integritetin e uniformave policore. Pas largimit të opozitës, e cila kishte përgatitur amendimet e saj për ligjin e SHKB-së, Kuvendi u kthye “me këmbë në tokë” dhe nuk përdori autoritetin e shumicës së votave për ta kaluar projektin e mbrojtur nga ministri Bujar Nishani. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit, tha se amendamentet duhet të paraqiteshin 24 orë përpara, mirëpo megjithë “provën” në votimin në parim, projekti nuk mori më shumë se 65 vota, ndërsa 35 ishin kundër dhe 2 abstenime (Peçi dhe Neritan Ceka i APD-së). Kuvendi më pas e shtyu miratimin e projektligjit, që sipas Topallit mund të bëhet në seancën e së hënës.KundërshtimetOpozita tha se projekti paraqiste një strukturë policore me kompetenca më të mëdha se sa duhej, përfshi disa të tilla që i ka sot Shërbimit Informativ Shtetëror. Mes disa çështjeve problematike, opozita theksoi se projekti parashihte që kompetencat për hetimin e çdo niveli të policisë, duke përdorur identitet të rremë (nga 81 anëtarët e SHKB-së), që mund të merrnin dokumentacion nga administrata publike pa qenë nevoja për të dhënë shpjegime; që punonjësin përkatës mund ta rrezikonte me burg, nëse tregonte. Shumica në pushtet pretendonte se SHKB do të mbetej strukturë e pavarur, por opozita e hodhi poshtë këtë dhe tha se përderisa kryetari i saj (SHKB-së) emërohej nga ministri i Brendshëm, atëherë rrjedhimisht varësia shkonte deri te kryeministri. Sipas opozitës, Policisë së Shtetit i binte autoriteti ligjor dhe krijohej gjithashtu një supershërbim. Mirëpo, shumica kundërshtoi dhe tha se SHKB do të kishte autoritet kontrollues vetëm për punonjës të policisë duke nisur që nga Drejtori i Përgjithshëm e te nëpunësi, por assesi nuk do të merrej me administratën e ministrisë së Brendshme. Sipas deputetëve të shumicës, projektligji realizonte qëllimin kryesor, që është pastrimi i Policisë së Shtetit nga personat që merren me aktivitet kriminal ose akte korruptive. Projekti respekton të drejtat e njeriut, pavarësinë e institucioneve nga politika dhe profesionalizmin. Opozita shtoi se Shqipëria, me këtë projektligj, bëhej ndër të vetmit vende që përfshinin SHKB-në si strukturë, me fuqi në rritje të ekzekutivit. Problem u argumentua se përbënte projekti i paraqitur edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut. Shtyhet afatiEdhe 31 ditë të tjera për Kodin Parlamenti ka shtyrë edhe 31 ditë të tjera afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili po punon për hartimin e Kodit Zgjedhor. Pro shtyrjes së afatit të komisionit votuan 79 deputetë ndërsa nuk pati asnjë kundër. Pavarësisht debateve të shumta, opozita e cila kishte braktisur seancën parlamentare për shkak të projektligjit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, u rikthye për të votuar shtyrjen e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Tashmë, këtij komisioni i duhet që të punojë për dy çështjet kryesore, për gjetjen e një formule për shpërndarjen e mandateve parlamentare dhe për administratën zgjedhore, pika të cilat duket se kanë shkaktuar edhe debate mes forcave politike. Ndërkaq, deputeti socialist Stefan Çipa do të jetë tashmë nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë ndërsa deputeti tjetër Petro Koçi do të kalojë si anëtar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm. Kjo u komunikua në seancën e mbrëmshme nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, pas dhënies së lajmit se Neritan Ceka do të jetë nënkryetari i ri i parlamentit, i propozuar nga mazhoranca.