Ministrat e BE-se takohen ne Bruksel Nderhyrje per situaten ne Shqiperi

Ashton thirrje politikes shqiptare Duam qetesi dialogoni per ceshtjet. Ulni tonet kerkohet zgjidhje racionale
Brukseli kerkon dialog mes paleve dhe uljen e tensioneve me qellim qe ti hapet rruga integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Catherine Ashton shefe e Politikes se Jashtme te BE-se i beri thirrje dje politikes shqiptare te negocioje per ceshtjet qe kane shkaktuar ngercin politik. Ndersa hynte ne salle per te marre drejtimin e mbledhjes se Keshillit te BE-se per punet e jashtme ajo u kujtoi drejtuesve te politikes shqiptare se ne kete situate qe kalon Shqiperia duhen ulur tonet per te kerkuar nje zgjidhje racionale. Lidhur me situaten ne Shqiperi une jam ne dijeni dhe kam biseduar personalisht me Kryeministrin Berisha dhe me liderin e Partise Socialiste Rama. Ne vazhdojme ta ndjekim situaten me vemendje. Per kete qellim une jam ne kontakt te rregullt me shefin e misionit te BE-se ne Tirane. Edhe dje une bisedova me te. Eumlshte shume e rendesishme qe te rikthehet dialogu mes paleve dhe te shihen gjerat ne menyre paqesore. Une kete po e ritheksoj dhe ua kerkoj te dyja paleve. Per problemet e krijuara mendoj se eshte me shume rendesi qe te instalohet nje dialog paqesor - theksoi znj. Ashton. Deklarata u be gjate diskutimit te mbajtur per situaten ne Shqiperi ku ne takim ishin pjesemarres ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian.
Disa ministra te Jashtem te vendeve te BE-se kane propozuar nderhyrje me aktive per zgjidhjen e situates ne Shqiperi. Pas perfundimit te punimeve te Keshillit te Puneve te Jashtme Catherine Ashton dha nje konference shtypi ku komentoi edhe situaten me te fundit te ngercit politik ne Shqiperi.
Fule ne Tirane Butler Kur palet te jene gati per bisedime
Zedhenesja e Komisionit Evropian Natasha Butler deklaroi dje se pritet nje ftese zyrtare nga palet politike ne Shqiperi ne menyre qe te realizohet nje vizite e komisionarit Stefan Fule ne Tirane. Butler vuri ne dukje se duhet dhene nje prove e qarte per gatishmerine e forcave politike per tu ulur ne tryezen e diskutimeve. Butler theksoi se komisioneri Fule e ka bere detyren e tij para ja ka bere te qarte permes nje letre kryeministrit Sali Berisha ate cka pritet nga Komisioni Evropian prej Shqiperise. Nisur nga situata e renduar ne Shqiperi Butler theksoi se kjo eshte arsyeja se pse ka hyre ne kete reagim edhe perfaqesuesja e larte per politiken e jashtme ne B Catherine Ashton. Komisioni Evropian perserit shqetesimin per situaten e krijuar ne Shqiperi dhe kerkon vazhdimin e hetimeve per demonstraten e 21 janarit. Gjate nje konference per mediat zedhenesja e Komisionerit te BE-se per Zgjerim Stefan Fule Natasha Butler deklaroi se situata ne Shqiperi eshte nen monitorim te kujdesshem. E rendesishme qe prokuroria te vazhdoje hetimet per ngjarjet e 21 janarit. Hetimet duhet te jene transparente dhe aktoret politike te bashkepunojne - theksoi Butler duke insistuar ne respektimin e ndarjes se pushteteve ne Shqiperi sikunder ndodh ne cdo vend demokratik. Ajo theksoi se palet duhet te bashkepunojne permes dialogut ne menyre qe Shqiperia te ndjeke rrugen qe duhet si nje vend qe aspiron BE-ne.
OSBE Wollfarth Hetim te pavarur te 21 janarit
Ambasadori i OSBE ne Tirane Eugen Wollfarth thekson nevojen per te hetuar plotesisht dhe sa me shpejt ngjarjet e dhunshme qe ndodhen ne Tirane te premten me 21 janar 2011 nxit te gjitha organet perkatese te veprojne ne perputhje me shtetin e se drejtes dhe te respektojne pavaresine dhe lirine e medias. Media luan nje rol kyc ne demokraci dhe ne shoqerine e lire. Une i nxis te gjitha institucionet te mbeshtesin median ne detyren e saj te larte per te vene ne dispozicion te publikut te dhena faktike - u shpreh z. Wollfarth. Ambasadori vlereson se kjo duhet te behet ne perputhje me ligjin ne frymen e lirise dhe te demokracise. Gazetaret duhet te kene besimin se kjo eshte baza e punes se tyre profesionale ashtu sikunder edhe shprehja e opinioneve si kontribut per formimin e opinionit publik - perfundon apeli i Wollfarth.