E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet edhe një kandidat tjetër i presidentit Obama

Kandidati i presidentit Obama për në postin e Sekretarit të Tregëtisë, senatori republikan, Judd Greg, tërhoqi kandidaturën e tij, duke thënë se ‘nuk ishte diçka e përshtatshme për të'.

Me anë të një deklarate, senatori nga shteti Nju Hempshër citoi si arsye ‘konflikte të pazgjithshme,' siç u shpreh ai, lidhur me çështje si paketa e stimulimit ekonomik dhe regjistrimi i popullsisë. Ai tha se presidenti ka nevojë për një ekip që e mbështet atë plotësisht në të gjitha nismat e tij.

Senatori Greg foli vetë me gazetarët dje dhe tha se vlerësonte gadishmërinë e presidentit Obama për të emëruar anëtarë të Partisë Republikane në poste të rëndësishme të kabinetit. Ai shtoi se bëri gabim që pranoi emërimin.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se Presidentit Obama i vjen keq që senatori Greg ndryshoi mendim.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se sapo u bë e qartë se zoti Greg nuk do ta mbështeste presidentin në disa çështje me përparësi, u bë e domosdoshme që senatori Greg dhe administrata Obama të ndryshonin kurs.    (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›