Tërhiqet leja për renovimin e “Unionit”, pronari paditet

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për tërheqjen e lejes për rehabilitimin e ish-hotel “Unionit”, me arsyetimin se objekti është shkatërruar shumë dhe vlerat arkitektonike që ai ka pasur, tashmë nuk ekzistojnë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, njofton Zyra për Informim e KK të Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, pas konsultimeve me drejtorët e drejtorive, dhe shqyrtimit të raportit nga komisioni i eksperteve të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mori vendim për tërheqjen e lejes për rehabilitimin e objektit të ish- hotel “Unionit”, ka njoftuar zëdhënësi Muhamet Gashi.
“Vendimi i kryetarit Mustafa është mbështetur në raportin e komisionit të ekspertëve, të cilët kanë konstatuar se objekti në fjalë është shkatërruar mbi 80 për qind, dhe vlerat arkitektonike që ka pasur ky objekt, tashmë nuk ekzistojnë. Sipas konstatimit të ekspertëve, ky objekt më nuk paraqet kurrfarë vlere kulturore-arkitektonike dhe historike”, thuhet në një njoftim të KK të Prishtinës.
Komuna e Prishtinës, mbështetur në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, do të fillojë proceduarat ligjore për të paditur në gjykatën kompetente pronarin e këtij objekti për dëmtimin e objektit dhe shkatërrimin e vlerave kulturore-arkitektonike dhe historike.
Sa i përket hapësirës ku ka qenë i vendosur ky objekt, vendimi përfundimtarë do të merret nga këshilltarët e Kuvendi të Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e radhës.