Tërhiqet nga zgjedhjet kandidatja që bëri gafën me Islamin (VIDEO)
Një kandidate për zgjedhjet në Australi, që u bë objekt talljeje në rrjet për shkak se deklaroi se Islami është një shtet, ka dhënë dorëheqjen.
BBC raporton se Stephanie Banister, 27 vjeç, do garonte për partinë anti- emigracion Një Komb në Queensland.
Gjatë një intervistë, ajo ngatërroi edhe termin haram (e ndaluar) me Kuran.
Nëna e dy fëmijëve, që kishte vetëm 48 orë në politikë, tha se hebrenjtë i luten Jezu Krishtit.
Nuk e kundërshtoj Islamin si shtet, por mendoj se ligjet e tyre nuk duhet të pranohen këtu në Australi, tha ajo për Seven News.
Pasi deklaroi largimin nga zgjedhjet, ajo tha se intervista e saj ishte edituar, për ta bërë atë të duket budallaqe.
Ajo i kërkoi falje familjes, partisë dhe miqve.
Kryetari i partisë, Jim Savage tha se Banister vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të partisë.
Ai tha se ajo ka qenë nën presion, përfshi kërcënimet ndaj familjes së saj.
Ajo nuk ishte favorite për zgjedhjet.
Nëna e dy fëmijëve u bë e njohur dhe i hyri politikës pasi u arrestua sepse u fut në një supermarket dhe vendosi ngjitëse me sloganin Ushqimet hallall financojnë terrorizmin tek produktet e kompanisë Nestle./ep