Ulen tarifat celulare

Shtimi i konkurencës dhe aplikimi i metodologjive për tarifimin do të sjellin ulje të çmimeve te përdoruesit e telefonisë. Kreu i Agjencisë së Komunikimeve elektronike dhe Postare gjatë raportimit në kuvend për punën e vitit të shkuar tha se tregu i telfonisë po njeh zhvillime pozitive.
“Reduktimi i tarifave celulare vitet e fundit si rezultat i ndërhyrjeve në këto tarifa nga AKEP-i si dhe nga konkurenca në treg ka përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera e BE duke arritur rreth niveleve mesatare të këtyre shpenzimeve nga nivelet maksimale që kemi qenë në 2008. Megjithatë, Shqipëria mbetet në rajon mbi mesataren” thotë Pirro Xhixho.
Tarifa të njejta me rajonin po aplikohen nga kompanitë për shërbimine internetit, por numri i përdoruesve ngelet ende i ulët.
“Sipas të dhënave më të fundit nga operatorë dhe vlerësime të AKEP-it numri i familjeve që kanë akses në internet broadband është rreth 110 mijë ose 13.7% e familjeve, ndërsa vlerësohen rreth 10 mijë pajtimtarë biznesi. Bazuar në këto të dhëna numri i linjave broadband për 100 banorë është në 3.7% krahasuar me 2.5 që ka qenë në 2009” tha Xhixho.
Sipas specialistëve të AKEP tregu i telefonisë fiske nuk njeh konkurencë të fortë, por gjatë këtij viti pritet që kjo situatë të ndryshojë.
Florian Papadhimitri