E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatishmeria e segmenteve te shtetit, shmangu problemet

Ne jo pak por rreth 13 dite permbytje, nuk behet fjale jo per viktima por as demtime ne njerez ne zonat e prekura nga permbytjet. Ne spitalin e Shkodres, nuk kishte paciente qe vinin nga zonat e permbytura ne komunat prane ketij qyteti. Nderkohe qe ne zonat ku jane akomoduar banoret e evakuuar, si ne shkollen e mesme industriale "Arben Broci", ishte gatishmeria mjekesore. Banoret e strehuar ne kete shkolle si dhe nendrejtori Voci, pohuan per gazeten se infermieria qendron hapur dite dhe nate, me turne. Ajo eshte ne gatishmeri per banoret e strehuar dhe cdo incident i mundshem nga mbi mbushja e ambienteve. Pavaresisht mobilizimit, duket se fatmiresisht asnje nga banoret e zonave te permbytura te strehuar dhe akomoduar ne Shkoder, nuk kane pasur nevoje per ndihme mjekesore. E vetmja ndihme qe u duhet atyre eshte ajo ekonomike dhe rehabilitimi i plote i ndertesave dhe zones ku jetojne. Rehabilitim qe te gjithe shpresojne se do ta kene shume shpejt ne nje situate ku duket se jane solidarizuar te gjithe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›