E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet uji nga Shkodra

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 15:33

Uji është tërhequr nga rrugët e Shkodrës, por situata mbetet problematike në shumë fshatra. Në disa prej lagjeve periferike, si ato të Tophanës dhe Livadheve, uji ende mbetet prezent në shumë shtëpi.

Përmirësim ndërkaq ka në zonën e Nën-Shkodrës, gjegjësisht në Gurin e Zi, ku më s’ka asnjë shtëpi nën ujë dhe ku banorët e evakuuar filluan të rikthehen në shtëpitë e veta.

Velipoja dhe Dajçi ende mbesin nën ujë dhe komunikimi në këto zona vazhdon të bëhet vetëm me barka ose përmes helikopterëve të Shtabit të Emergjencës. Megjithse rruga Dajç-Shkodër është zhbllokuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›