E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi kyç për ish-pronarin e Jukos

Moskë Ka qenë kundërshtari politik i Putinit

Dënimi në procesin e dytë kundër manjatit të shfuqizuar të naftës Chodorkowski u shty ditën e mërkurë. Vendimi pritet të jepet më 27 dhjetor. Ndërkohë, vëzhguesit gjithmonë kanë folur për një proces të motivuar politik. Që prej vitit 2003, kritiku i Kremlinit, Michail Chodorkowski, ndodhet pas hekurave i dënuar për evazion fiskal. Pas procesit të parë kundër ish-manjatit të naftës, koncerni i tij disa miliardash u shpërbë. Njërit prej ish-njerëzve më të pasur të Rusisë, i bëhet tani procesi i dytë. Prokuroria e Moskës kërkon për përvetësimin e gjoja 218 milionëve tonë nafte gjashtë vjet burgim. Kështu, oligarku Chodorkowski që ka rënë në mungesë të mëshirës do të bënte 14 vjet burg. Dhënia e dënimit u shty ditën e mërkurë. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe përsërit pafajësinë e tij. Aktivistë të të drejtave të njeriut e shohin arsyen e dënimit të tij diku tjetër. Chodorkowski ka pas kritikuar ashpër kursin politik të Kryeministrit aktual, Vladimir Putin, dhe ka pas përkrahur opozitën. Një proces për evazion fiskal dhe burgim në Siberi ishin pasojat e angazhimit të tij politik. Shteti kërkon të përdorë si shembull manjatin renegat të naftës, mendon avokati i Chodorkowskit, Wadim Kljuwgant. Edhe procesi i dytë nuk është duke u zhvilluar me ndershmëri. “Gjithçka është e falsifikuar, gjithçka. Nga fillimi në fund. Nga fjala e parë deri tek e fundit. E thënë me gojë apo me shkrim. Gjithçka është fabrikuar me të njëjtin synim: shpagim”. Edhe në perëndim, procesi kundër Chodorkowski-t dhe partnerit të tij në biznes, Platon Lebedjew-it ndiqen me interes. Kështu, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, shprehu shqetësimin e tij në vizitën e fundit në Moskë më 1 nëntor për rrethanat e zhvillimit të procesit. Është në interes të Rusisë që ky shqetësim të merret seriozisht, i tha Westerwelle kolegut rus, Sergej Lawrow. Kurse ky përsëriti, se drejtësia ruse është e pavarur. Vëzhgues të procesit mendojnë se qeveria ushtron presion mbi gjykatën. Gjykata ka mundësinë të vendosë e lirë, por gjykata duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi, mendon kryetari i qendrës për të drejtat e njeriut, Oleg Orlow: “Gjykatësi Danilkin ndodhet në një situatë të vështirë. Sepse unë nuk mund ta imagjinoj se si një jurist që ka respekt për veten e vet, të gjykojë për fajësi në kushte të tilla. Por në Rusinë e sotme është për fat të keq çdo gjë e mundur”. Më 27 tetor, mbrojtja duhet të bënte mbylljen. Chodorkowski mori fjalën i pari dhe foli tri orë me radhë. Në fund ai nuk i kërkoi mëshirë gjykatës, por i kërkoi që të kenë mendime të qarta kur të vendosin për gjykimin. Ai i kërkoi me ironi gjykatës që të respektojë si duhet përpjekjet e dukshme të prokurorisë për të fabrikuar këtë rast. Shanset për mosdhënie dënimi nuk janë të mira. Chodorkowski mund të dënohet me gjashtë vjet të tjera në një burg siberian. Ai do të lirohej kështu në vitin 2017. Dhënia e dënimit pritet ditën e mërkurë. Michail Chodorkowski ka bërë të ditur se do të ngrejë akuzë në Gjykatën Europiane në Strasburg në rastin e dënimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›