Adriano mbetet në Romë

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 17:54
Adriano u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke insistuar se dëshiron të mbetet në Romë.
Sulmuesi 28 vjeç është paraqitur rrallëherë pas ardhjes së tij nga Flamengo gjatë verës dhe spekulohej se është i pakënaqur me mungesën e rasteve të ofruar nga Claudio Ranieri. Corinthians ka shprehur interesim për Adrianon, mirëpo ai ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Roma.
“Të gjithë, përfshirë menaxherin tim, thonë se do të largohem. Ka rëndësi ajo që them unë. Roma është dhe do të mbetet ekipi im”, tha Adriano.