E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Richardson në Phenian

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 17:00

Guvernatori i shtetit amerikan, New Mexico, Bill Richardson, e filloi dje vizitën jozyrtare në Korenë Veriore, përkundër periudhës së tendosjeve në rritje, pas bombardimit të një ishulli të Koresë Jugore nga ana e Phenianit, muajin e kaluar.
Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se Richardsoni nuk dërgon porosi në Korenë Veriore, në emër të SHBA-së.
Richardson, që deri tash ka pasur disa udhëtime në Korenë e Veriut, ka theksuar se pret që të marrë porosi nga zyrtarët në Phenian.
Ai po shkon në Korenë e Veriut, pasi bisedimeve në Kinë, që është aleati kryesor dhe i vetëm i Phenianit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›