Terim: Nuk e kuptoni Mourinhon

Trajneri i Galatasaryt, Fatih Terim ka deklaruar se plot njerëz nuk arrijnë të kuptojnë Jose Mourinhon. Trajneri turk ka mbështuetur trajnerin portugez duke thënë se është njeri i veçantë.
"Ai ka një lloj personaliteti krejtësisht ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve dhe kjo do të thotë se shpesh njerëzit nuk e kuptojnë. Ai është një trajner i madh dhe ka suksese kudo që shkon. Miqësia që kam me të është e rëndësishme për mua” deklaroj Terim./Indeksonline/