Totti: Vetëm Messi më i mirë se unë

Francesco Totti, në një intervistë të gjatë për sportiven italiane "La Gazzeta dello Sport", u shpreh se vetëm ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi është futbollist më i mirë se ai.
Kapiteni legjendar i Romës deklaroi: "Vetëm Messi më ka bërë të mendoj se ka gjëra në futboll që nuk arrij t’i bëj dot".
Kur u pyet për kundërshtarin më të fortë që ka pasur përballë dhe shokun e skuadrës më të mirë me të cilin ka luajtur, u përgjigj: "Ronaldo ka qenë kundërshtari më i fortë për mua, ndërsa si shokë skuadre zgjedh Batistutën dhe Cassanon".
Në lidhje me trajnerët që ka pasur në karrierën e tij 20-vjeçare, Totti ka zgjedhur Marcello Lippin, me të cilin fitoi botërorin e vitit 2006. Sulmuesi italian gjithashtu u shpreh se në vitin 2000, nëse Italia do të kishte fituar Europianin, mund të kishte fituar "Topin e Artë".