E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terim preferon Shaqirin, para Ronaldinhos

Xherdan Shaqiri është bërë objektivi kryesor i Galatasarayt. Trajneri i këtij ekipi, Fatih Terim është fiksuar pas futbollistit shqiptar. Madje, trajneri turk e preferon më shumë futbollistin gjilanas sesa yllin brazilian, Ronaldinho. Madje, mediat turke shkruajnë se ishte vetë ish-trajneri i Fiorentinës dhe Milanit që e kishte stopuar transferimin e futbollistit brazilian.

“Presidenti ynë më ka telefonuar dhe ka thënë se mund ta transferonte Ronaldinhon për 7-8 milionë euro, dhe më pas ta paguanim 5,5 milionë euro në vit, me një kontratë trevjeçare. Më ka pyetur nëse isha dakord. Unë i kam kërkuar kohë, ndërsa më pas e pashë në gazeta se e kam refuzuar këtë transferim”, deklaroi Terim për NTVspor.net.

“Ronaldinho është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Por, unë kam qenë mjaft i qartë me lojtarët që dëshiroj t’i transferoj. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Matias Suarezin e Guillaume Gillet”, përfundoi Terim. Pra, Shaqiri mbetet objektivi kryesor i gjigantit turk, i cili ka afat edhe 2 javë, që ta bindë Baselin që ta lërë të largohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›