Bulqizë, RISHM inspekton minierën
Një grup specialistësh të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur në minierën e Bulqizës, për të nisur një kontroll të zonës ku ndodhi shpërthimi një javëmë parë.
Krahas kësaj, specialistët e RISHM-it do të inspektojnë edhe gjendjen funksionale të galerive, për ti hapur dritën jeshile rinisjes së punës në minierë.
Një minator mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën javën e kaluar në Bulqizë, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në nivelin 16 të minierës.