E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi Meta, shkak mungesa e ekspertëve

 Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës. Seanca e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për datën 31 tetor, për shkak të mungesës së dy ekspertëve të caktuar për ekspertimin e video-përgjimit.

Në seancën e sotme ishte parashikuar që tre ekspertët shqiptarë të paraqisnin raportin e hartuar mbi video-përgjimin Meta-Prifti.

Ekspertimi i videos Meta-Prifti nisi të martën e kaluar, nën vëzhgimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Tre ekspertëve shqiptarë: Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, iu ngarkua ekzaminimi i ores-kamera, lap topit dhe USB-së së dorëzuar nga Dritan Prifti. Ekspertimi i materialeve që ofrojnë provat filmike i ishte ngarkuar më parë  një eksperti amerikan, i cili arriti konkluzionin se videoja ishte origjinale. Avokatët e Metës nuk u pajtuan me konkluzionin e ekspertit amerikan dhe si rrjedhojë Kolegji Penal e konsideroi të pavlefshëm ekspertimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›