Nënë Tereza dhe mediat

Sociologu shqiptar dhe profesori i mediave në Universitetin e Birmingham-it në Angli, Dr. Gëzim Alpion, do të mbajë ligjëratë mbi Nënë Terezën në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Ligjërata e Alpionit do të mbahet me 21 prill, duke filluar në ora 17:00.
Në këtë ligjëratë të titulluar ‘Nënë Tereza dhe manipulimi i mediave’, Gëzim Alpion analizon marrëdhëniet komplekse të Nënë Terezës me mediat (në Bengal, Indi dhe Perëndim) që nga krijimi i urdhrit ‘Motrat e Bamirësisë’ në vitin 1950 deri në fund të jetës së saj. Duke u ndalur në analizën që Max Weber u bën kategorive të ‘autoritetit’, veçanërisht ‘autoritetit karizmatik’, Alpion argumenton se në rastin e Nënë Terezës, ‘karizma’ e saj, shpjegohet, ndër të tjera, jo me ndonjë aftësi të ‘mbinatyrshme’ të murgeshës për të bërë ‘mrekullira’ por me ‘kompleksin e përgjegjësisë’ që zhvilloi Perëndimi ndaj ish-kolonive në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë dhe me efikasitetin me të cilin qarqe të ndryshme politike, fetare dhe mediatike në Indi dhe Perëndim e përdorën Nënë Terezën për të realizuar qëllimet e tyre.
Alpion gjithashtu identifikon dhe analizon disa nga aftësitë e Nënë Terezës që e mundësuan atë të përdorte me efikasitet qarqet e mësipërme, veçanërisht mediat, në shërbim të misionit të saj për t’i shërbyer Krishtit në një nga vendet më të varfra në botë. Sipas tij, statusi i shenjtores që politikanët dhe mediat në Azi dhe Perëndim i akorduan Nënë Terezës kur ishte gjallë mundësuan transformimin e murgeshës në një ikonë mediatike dhe humanizmi pothuajse të pakrahasueshme në postmodernizëm. Ndryshe nga biografët, hagiografët, kundërshtarët dhe admiruesit e shumtë të cilët pothuajse në çdo rast e portretizojnë Nënë Terezën si murgeshë e cila nuk kishte aftësi për të artikuluar mendimet e saj, Alpion konkludon se murgesha shqiptare ishte ndoshta një nga personalitetet më komplekse fetare të kohëve moderne.
Gëzim Alpion (BA Cairo; PhD Durham) është ligjërues në Sociologji dhe Studimet e Mediave dhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti e Birmingham-it, në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai është autor i librit të mirënjohur ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ (‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’) (London and New York: Routledge, 2007; New Delhi: Routledge India, 2008; Rome: Salerno Editrice, 2008). Botimet e tjera përfshijnë ‘Vouchers’ (2001) (‘Kuponat’); ‘Foreigner Complex: Essay and Fiction about Egypt’ (2002) (‘Kompleksi ndaj të Huajve: Ese dhe Tregime për Egjiptin’); ‘If Only the Dead Could Listen’ (2008) (‘Sikur të Vdekurit të Dëgjonin’); dhe Encounters with Civilizations: from Alexander the Great to Mother Teresa (Calcutta: Meteor Books, 2008; Chapel Hill, NC: Globic Press, 2009) (‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’). Disa nga revistat shkencore në Evropë, Amerikë, Australi dhe Azi që kanë botuar recensione për librat e Alpion-it janë: ‘The Asia Journal of Theology’, ‘Journal of Ethnic and Migration Studies’, ‘Journal of Southern Europe and the Balkans’, ‘Albanian Journal of Politics’, ‘International Journal of Public Theology’, ‘Bulletin of the Faculty of Foreign Studies’, ‘American Communication Journal’, ‘Central & Eastern European Review Journal’, ‘International Journal on Humanistic Ideology’ dhe ‘Continuum: Journal of Media & Cultural Studies’.
Alpion ka botuar artikuj dhe recensione në këto revista shkencore: ‘Continuum: Journal of Media and Cultural Studies’; ‘The Journal of the Royal Anthropological Institute’, ‘Journal of Southern Europe and the Balkans’, ‘Islam and Christian-Muslim Relations Journal’, ‘Review of Communication Journal’, ‘Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies’, ‘Scope: Online Journal Film & Television Studies’, ‘Studies in Logic, Grammar and Rhetoric Journal’ dhe ‘Albanian Journal of Politics’.
Aktualisht Alpion po studion ‘natën e errët të shpirtit’ të Nënë Terezës në kontekstin e veprave të Shenjtores Tereza të Avilës, Shenjtorit Gjon i Kryqit dhe Shenjtores Tereza e Lisieux. Po ashtu Alpion po studion efektin e prodhimit masiv në kapitalizëm në ‘aura-n’ në kontekstin e industrisë së veshjes duke u ndalur kryesisht në rëndësinë që Faik Konica i kushtoi kostumit kombëtar shqiptar. Në këtë studim Alpion argumenton se Konica mund të konsiderohet si pararendës i Shkollës së Frankfurtit.
Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Dr Alpion intervistohet rregullisht nga mediat botërore, veçanërisht ato britanike, amerikane, franceze, italiane dhe indiane, si ekspert për Nënë Terezën, si dhe i sociologjisë së medias, fesë, famës, nacionalitetit dhe filmit.