E Diel, 1 Nëntor 2026

Termet i fuqishem ne Iran qindra persona nen renoja

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Iranin. Me qindra persona  kanë mbetur nën rrënoja edhe sepse  tërmeti ndodhi në orët e vona të natës. Kërkimi për ta ka filluar tashmë nga të afërm, vullnetarë e  forca shpëtimi.

Numri i  viktimave të konfirmuara për momentin është 5, por autotritetet thonë se ky numur do të rritet  gjatë orëve në vijim. Tërmeti me magnitudë  6.5 sipas shkallës rihter  tronditi juglindjen e  vendit . Sipas televizionit shtetëror janë shkatërruar të paktën tri fshatra . Linjat e telefonit janë ndërprerë ndërsa në zonat e goditura mungon dhe energjia elektrike. Epiqendra e tërmetit ishte province Kerman.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›