E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak votohet sot qeveria e re e Al Malikit

Kreu i Parlamentit irakien, Osama Al Nujaifi, tha se qeveria e re e Irakut do të publikohet të martën, duke ndezur shpresa e irakienvë dhe investitorëve të huaj, të cilët kërkojnë qëndrueshmërinë për të rindërtuar vendin pas viteve luftë.

“Sot, ne morrëm nga kryeministri listën e emrave të nominuar për kabinetin qeveritar. Numri  i të emëruarve ishte 42. Kryeministri ka përmbushur angazhimin e tij në përputhje me afatin kushtetues. Këshilli i përfaqësuesve ka marr emrat e kandidatëve dhe programin e qeverisë. Parlamenti  irakien do të mbajë nje sesion të martën, për të votuar për ministrat dhe qeverinë e re”, bëri të ditur Osama Al Nujaifi, kreu i parlamentit, Irak.

Qeveria e re irakene pritej të anoncohej ditën e djeshme, por u shty për shkak të grindjeve politike dhe pazareve të minutës së fundit. Iraku ka qenë në harresë politike që nga zgjedhjet e pafrytshme të marsit dhe kryeministri Nuri Al Maliki tenton të formojë qeverinë e re para se parlamenti të prishet nga ndarjet e posteve ministrore. Afati i fundit i miratimit të kabinetit është fundi i kësaj jave, dhe mungesa e një marrëveshje nxjerr në pah ndarjet etnike dhe sektare që ka pllakosur vendin 7 vjet e gjysëm pas pushtimit amerikan që rrëzoi diktatorinSadam Husein.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 21 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›