E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Kinë, 72 të vdekur, 400 të plagosur

Rajoni i Sichuan në Kinë është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë.

Mediat vendase deri tani raportojnë për 72 persona të vdekur e më shumë se 400 të tjerë janë plagosur. Energjia elektrike dhe uji i pijshëm janë ndërprerë në zonën e goditur nga tërmeti.

Tërmeti u ndie në orën 08:02 me atë lokale dhe zgjati për rreth 20 sekonda.

Në vitin 2008-të rajoni Sichuan u godit nga një tërmet 8 ballë, i cili la të vrarë rreth 90 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›