Spanja mbyll një pjesë të aeroporteve
Trazirat në hapësirën e fluturimeve europiane kanë vazhduar sërish dje. Këtë herë bëhet fjalë për Spanjën, në të cilën janë mbyllur 19 aeroporte, për shkak të një reje të re hiri të vullkanit islandez, që ka marrë rrugën drejt Europës. Si pasojë është mbyllur edhe aeroporti i madh i Barcelonës për disa orë. Një numër i madh fluturimesh mes Europës dhe Amerikës së Veriut janë pezulluar ose kanë ndryshuar itinerar po për shkak të zhvendosjes së resë së tymit. Kjo ka krijuar një situatë kaotike jo vetëm në transportin ajror, por edhe në atë detar dhe tokësor, duke qenë se shumë udhëtarë kanë preferuar që ta përfundojnë udhëtimin me rrugë alternative. Eurokontrolli, agjencia që merret me kontrollin dhe koordinimin e fluturimeve në të gjithë kontinentin, tha se pritet mbyllja e aeroporteve të tjerë në veri të Portugalisë dhe në një pjesë të jugut të Francës.
#