Trupat e huaja marshojnë në Sheshin e Kuq

Trupat e NATO-s nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë marshuar përkrah trupave ruse në Moskë për të shënuar 65 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste.
Kjo është hera e parë që trupa të huaja kanë marshuar në Sheshin e Kuq të Moskës që prej fillimit të kësaj parade pas Luftës së Dytë Botërore në 1945.
Kjo ishte parada me e madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.
Më shumë se 10 mijë trupa morën pjesën në këtë paradë, bashkë me dhjetra tanke, autoblinda, raketahedhës si edhe avionë të Forcës Ajrore që fluturuan mbi paradën.
Në mesin e trupave të huaja ishte edhe rregjimenti i batalionit të Rojeve të Wellsit me veshjet e tyre karakteristike; xhaketat e kuqe dhe kapelet e lartë me qime të zeza.
Ata thanë se ishte shumë e rëndësishme që ish forcat aleate që i mundën nazistët të ishin bashkë në 65-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Korrespondenti i BBC-së në Moskë thotë se ky ishte një gjest shumë simbolik për të demonstruar se sa është lënë mënjanë rivaliteti i Luftës së Ftohtë.
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev trupat ruse dhe bjelloruse për herë të parë janë ftuar të marrin pjesë në paradën që zhvillohet atje.
Korrespondenti i BBC-së në Kiev thotë se kjo është një tjetër shenjë që tregon se Ukraina po afrohet me Moskën.